“Njëri shkatërroi Shqipërinë, tjetri u pasurua me vila”, qytetari flet për Berishën dhe Bashën

17 Janar 2021, 09:47 | Përditesimi i fundit: 2021-01-17 10:25:18

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një qytetar u shpreh kundër daljeve në media të ish-kryeministrit Sali Berisha që sic tha ai përdor një gjuhë dhe komunikim të papranueshëm e ndërsa e akuzoi atë si shkatërrimtar të vendit. Basha u pasurua me vila në pandemi, nënvizoi ai duke e cilësuar të turpshëm shtimin e pronave të kryedemokratit.