Njeriu mund ta infektojë kafshën me gripin e ri, e kundërta nuk është vërtetuar

20 Prill 2020, 18:33

Ekspertë të shëndetit njoftuan pak kohë më parë se një qen me koronavirus në karantinën e Hong Kongut mund të jetë transmetuesi i parë nga njeriu tek kafshët. Ish-ministri Panariti në profilin e tij në facebook ngre shqetësimin e rastit kur shihen persona që u shërbejnë kafshëve edhe në rrugë. Perveç gjestit fisnik dhe njërezor për tu kujdesur, duhet bërë pa kontakte fizike, prekje apo përkëdhelje, sepse koronavirusi, qarkullon edhe midis tyre. Në një lidhje skype për Report TV në emisionin ’Repolitix’ ish-Ministri i Bujqësisë Panariti tha se është provuar se macet infektojnë njëra-tjetrën me koronavirus me anë të spërklave. Kriza e pandemisë në bujqësi luftohet me masa te jashtëzakonshme, ndërsa si ish-Ministër i Bujqësisë Panarit propozon cilat duhet të jenë këto masa.’’Deri në këto moment nuk ka asnjë rast që transmetohet nga kafsha tek njeriu, përgjithësisht kalon nga njeriu tek njeriu. Por është vërtetuar e kundërta, që njerëzit e infektuar mund të ndotin kafshët. Kafshët nuk e transmetojnë virusin tek njeriu, kjo është diçka e provuar dhe nuk ka dyshim. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paraqitur një udhëzim së si të kujdesemi me kafshët dhe në pikën nr.7 thuhet që t’i trajtoni kafshët në atë mënyrë që trajtoni edhe njerëzit, mos i lejoni të kenë kontakte me kafshë apo njerëz të tjerë jashtë shtëpisë. Në këtë kohë pandemie në kemi krizë kontaktesh, jemi të izoluar, një pjesë e njerëzve nga izolimi i gjatë do të vuajnë edhe nga depresioni dhe mbajtja e kafshëve është një mënyrë që mund të luftojë depresionin dhe çrregullimet mendore. Mbajtja e kafshëve ndikon në përballimin e krizave nervore dhe të ankthit. Ka studime që tregojnë se ndërveprimi i kafshëve ndikon në presionin e gjakut dhe në nivelin e kolesterolit tek njeriu. Kafshët janë një e mirë e madhe në përballimin e kësaj pandemie’’-sqaron Panariti