Është ndër personat më të akuzuar nga politika për lidhje me grupin Avdylaj në Shijak, ky Astriti, njëri prej fisit Avdylaj është i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, dhe që prej korrikut 2018, vënë edhe nën akuzën e korrupsionit zgjedhor. Por Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit, hedh një akuzë të rëndë ndaj Agron Dukës, kryetarit të Partisë Agrare, që ka qenë në sulm të vazhdueshëm ndaj tij, me akuzën se ka vjedhur zgjedhjet.
Nga studio e "Repolitix", kryebashkiaku Dako tha se në vitin 2013, gjatë gjithë fushatës, Agron Duka ka pasur në krah Jasin Avdylin. Ai është arrestuar në tetor 2018 si pjesë e kësaj bande.
"Duka është deputet i PD, në listë i pesti, vjen e thotë që Abdyljat janë familje e mirë i kam njohur në Shijak, dhe vjen më kërkon mua moralin. Ti thua pse ke folur me Nicen që është vëllai i Astrit Avdylajt, dhe ky thotë që familja është e mirë. Ai është një manipulator dhe frikacak. Vetëm ai nuk ka gojë dhe moral të flasë. Në vitin 2013, Jasin Avdylin që quhet me emrin Cine, e ka pasur në krah të djathtë në gjithë fushatën. Është djali i xhaxhait që del në përgjimet e Abdylajve. Është i ndaluar në këtë grup, dhe ka qenë përkrah Dukës në fushatë kundër PS-së. Ky është morali që ne flasim, ku kanë moral këta burra, janë totalisht të pamoralshëm", u shpreh kryetari i Bashkisë përballë gazetarit Denis Minga.
Nga ana tjetër, Dako, i cili ka dalë në disa nga bisedat e përgjuara të Avdyljave, duke folur me personin me pseudonimin "Niçe", që është vëllai i Astrit Avdyljat, thotë se Edi Rama nuk ka pasur asnjë njohje me ta.
"Më duket se Rama nuk ka ardhur asnjëherë në SHijak. Rama nuk i njeh fare se kush janë Abdylajt, nuk e di ekzistencën e tyre", theksoi Dako.