Njerku i dhunoi fëmijën, babai biologjik për Report Tv: Gruaja ishte problematike,rrihte dhe djalin tjetër

27 Prill 2020, 17:16 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 17:17:20

TIRANE-Sapo është njoftuar për lajmin e trishtë babai biologjik i 3-vjeçarit që u dhunua nga njerku dhe nëna në Kamëz ka shkuar me shpejtësi te spitali pediatrik në QSUT për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të djalit. Bashkë me të, janë edhe hallat e djalit.

Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku rrëfeu në emisionin Repolitix se kontaktoi me babanë e djalit, i cili tregoi se me ish-gruan, A.Hoxha kanë edhe një tjetër fëmijë 5 -vjeç, por që pavarësisht vendimit të gjyaktës për kujdestarinë, nuk ka pranuar që të qëndrojë me të ëmën në Kamëz duke u bashkuar me të atin në Fier.