Njësia Italo - Shqiptare godet 4 banda të trafikut të drogës, 27 urdhër-arreste për 21 shqiptarë e 6 italianë

12 Shkurt 2019, 11:50 | Përditesimi: 12 Shkurt 2019, 11:50

Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur katër grupe kriminale të trafikut të drogës në të dyja anët e Adriatikut duke lëshuar 27 urdhër arreste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë. Në Itali janë arrestuar 6 shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa 6 shqiptarë e tjerë janë prangosur në Vlorë.  

Ndërkohë që pjesë e këtij grupi janë edhe tre persona të tjerë që ndodhen aktualisht në burg në Shqipëri, dy italianë dhe një shqiptar, ndërsa një tjetër shqiptar ndodhet në burg në Malin e Zi. Në kërkim janë 5 shqiptarë dhe një italian.

Operacioni 'Lulet e Pranverës' ka qenë i shtrirë në Shqipëri në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë, ndësa janë dokumentuar katër raste të trafikut. Gjithsej janë sekuestruar në të dyja vendet mbi 3.3 ton kanabis.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Hetimet kanë zgjatur dy vite. Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.

Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë. Operacioni është finalizuar pak ditë pas vizitës në Shqipëri të prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Në Itali janë arrestuar;
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Cepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Xheninaj

Në Shqipëri janë arrestuar;
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj

b.ha./Shqiptarja.com