Njihuni me qenushin albin që mban syze dhe lyhet me krem para se të dalë në diell

22 Nëntor 2019, 20:27

Sherlock Schnauzer është një qenush, që vuan nga një formë e rrallë e albinizmit për qen dhe nuk mund të qëndrojë në diell, pasi mund të digjet prej tij.

Kur del jashtë ai duhet të lyhet me një krem të posaçëm dielli për qen dhe njëkohësisht duhet të mbajë syze dielli.

Gjendja e rrallë gjenetike i shkakton mungesë të melaninës në lëkurë, që do të thotë që Sherlock lindi me qime të pastra të bardha dhe me sy blu, pavarësisht se nëna e tij ishte një qen i zakonshëm i zi.

Sherlock, kur ishte 10 muajsh ishte braktisur nga pronarët e tij të mëparshëm dhe u mor në përkujdesje të përkohshme nga Netta McKay, e cila është është një admiruese e kafshëve pasi ka mbajtur në shtëpi prej 10 vitesh.

Ajo mendoi të mbante Sherlock vetëm për pak kohë por përfundoi duke e adoptuar përgjithmonë pasi u afeksionua shume me të.

Netta tregon se ky qen ka një personalitet të vetin vërtet të veçantë dhe ajo u lidh pas tij pikërisht për këtë arsye.

Qeni albin nuk mund të lihet vetëm për asnjë moment pasi mund të rrezikojë keq jetën nëse digjet në diell për shkak të lëkurës së tij shumë delikate.