Njolla gjaku dhe rrethimi i dëmtuar/ Report TV te vendi ku ndodhi atentati në Elbasan

30 Dhjetor 2018, 10:10

Report Tv ishte sërish mëngjesin e sotëm në vendin e ngjarjes në Elbasan ku u ekzekutuan tre persona mbrëmjen e djeshme. Autorët i bënë pritë makinës ku po udhëtonin tre viktimat në afërsi të Metalurgjikut, e cila humbi kontrollin dhe u përplas me rrethimin e një restoranti. Pas marrjes së provave, vendi i ngjarjes u pastrua, por ende duken njollat e gjakut. Ndërkohë që në pamje duken punonjësit e restorantit ‘Dervishaj’ duke rregulluar rrethimin që u dëmtua mbrëmë nga makina e tre viktimave.