N/kryetari i PD-së te 'Pa Protokoll': Ja ku mund t'i gjejë Rama 270 mln euro për të përballuar situatën

10 Prill 2020, 22:07

N/kryetari i PD-së Edmond Spaho u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv se nëse qeveria ka dëshirë lekët mund t'i gjejë në buxhet për të përballuar situatën. Sipas tij, së bashku me 50 mln eurot e dhuruara nga BE-ja, 120 mln nëse do të anulohen koncesionet, por edhe nëse bën shkurtime administrative shuma në dispozicion të përballimit të situatës shkon në 270 mln euro.