Fituesë të çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2018 janë 3 shkencëtarë. Artur Ashkin nga SHBA, Gerard Morou nga Franca dhe Donna Strickland nga Kanada kanë “rrëmbyer” çmimin, dhe një shumë monetare prej 770 mijë paundë.
Çmimi u mor me motivacionin për punën e tyre kërkimore me impulset e lazerit me intesitet të lartë, për të përmirësuar dhe avancuar në teknologjinë e lazerit. Çmimi u dha sot nga Akademia Suedeze e Shkencave në Stokholm. Ashkin ka marrë gjysmën e çmimit për zhvillimin e një “piskatoreje optike” e cila do të bëjë të mundur që organizmat e vegjël të mund të trajtohen me rreze të lehta lazeri.
Morou dhe Strickland do të marrin pjesën tjetër të çmimit, për punën e tyre, në një “metodë e cila gjeneron impulse optike ultra të shkurtra”.
Donna Strickland, shkencëtare në Universitetin e Waterloo në Ontario, është gruaja e parë që fiton Nobelin pas 55 vitesh. Nobeli i fundit që u fitua nga një grua në Fizikë ishte në vitin 1963, kur Maria Goeppert Mayer mori çmimin për punën e saj mbi strukturën “shell shell”.
