'Nobel'-i për Paqen, shkon për dy aktivistë të angazhuar kundër dhunës seksuale gjatë luftës

5 Tetor 2018, 15:13

Çmimi ''Nobel'' për Paqen u është dhënë sot Nadia Murad dhe Denis Mwkuegi, dy aktivistët të angazhuar në fushatën kundër dhunës seksuale gjatë luftës. Zonja Murad është një Jazidi, e torturuar dhe e dhunuar seksualisht nga militantët e shtetit islamik.

Ajo u bë më vonë fytyra e fushatës për të cliruar komunitetin Jazidi. Zoti Mwkuegi është një gjinekolog nga Kongo. I cili sëbashku me kolegët e tij, ka trajtuar dhjetra mijëra viktima. Për çmimin në fjalë ishin nomninuar rreth 331 persona dhe organizata.

Dy fituesit, emrat e të cilëve u bën sot të ditur në kryeqytetin norvegjez të Oslos, fituan Nobelin për Paqen për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund dhunës seksuale si një armë lufte. Murad dhe Mwuegi vlerësohen nga komiteti Nobel për kontributin e tyre thelbësor për ta fokusuar vëmendjen në këto krime dhe luftën kundër tyre.