Noka dhe Balliu replika me Veliajn te shkallët: 'Zogu i Tiranës'; kryebashkiaku: PD më futi në kurth

19 Qershor 2018, 12:49

Në përfundim të replikave të ashpra që përfshinë sot Komisionin e Medias, deputetët demokratë Klevis Balliu e Flamur Noka e kanë “shoqëruar” me akuza kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj edhe gjatë kohës që Veliaj ka folur me gazetarët.

Një nga replikat që kaloi pa u vënë re ishte dhe ajo me deputetin Balliu, i cili iu tha gazetarëve që po intervistonin Veliajn: “Ç’domethënë të marrësh në intervistë një vrasës?”

Kryenbashkiaku Veliaj i është përgjigjur menjëherë duke i thënë: “Pyet babain tënd se ai e di se ç’do të thotë.”

Deputetët e PD-së kanë vijuar të flasin duke ndërprerë prononcimin e Veliajt.

    No videos found.