Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Nokë, reagimi i qeverisë pas tërmetit është një shfaqje e shëmtuar, që po shfrytëzohet për propagandë nga kryeministri Edi Rama dhe qevera e tj. Ndonëse është vendosur theksi nga çdo sizmiolog se tërmetet nuk mund të parashikohen, për Nokën, qeveria duhet të kishte marra parasysh paralajmërimin e bërë nga presidenti Ilir Meta dhe duhet të kishin "përgatitur" qytetarët. Si ish-kreu i Emergjencave Civile, ai thotë se duhet të ishin parapërgatitur vendi për një tërmet të mundshëm, por pa e specifikuar si.
"Qeveria duhet të kishte marrë masa, u paralajmërua nga Meta. Mediat e bënë si të çmendur. Duhej të diskutohej, të shihej nga qeveria se mund të kishte tërmete. Masat janë se ka vende ku tërmeti mund të ketë rrëshqitje. E para e punës paralajmërohet popullsia, qartësohet që ne jemi zonë sizmike, që të mos e kapte paniku qytetarët. Ka një gjë që është e neveritshme, se tërmetin e shfrytëzuan për propagandë. Deri më 18 tetor do e kesh rilindjen vetëm duke u marrë me tërmetin. Kjo është për të mbuluar gjithë gjëmat dhe bëmat e tyre", tha Noka.