Noka: Unë largova policin, që i kishte futur thonjtë në fyt, kolegut Strazimiri

29 Maj 2019, 15:15

Ish-deputeti Flamur Noka ka deklaruar se në përplasjen me policinë në Drejtorinë e Polciisë në Tiranë ai nuk ka bërë asnjë verpim të paligjshëm.

Ndërsa për pamjet filmike të publikuara ai thotë se pamjet janë fshirë dhe se në videon ku duket ai thjeshtë po mundohet të largojë policin nga kolegu Strazimir.

"Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushtetit. Ne  si deputet ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur qeë policia të godase apo dhunojnë deputete në krye të detyrës. Ky eshte rast i paprecedente.
Ne videon e shpërndare nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që unë largoj punonjesin e policise nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetet jane të paprekshem.
Puonjesi i policise na ka shtyre. Une kam ndërhyre për ti hequr duar policit nga fyti i Strazimirtit. Është thjeshtë një ndërhyrje. Polici mundohesh ta ndalonte fizikisht. Thjesht kamë larguar një punonjës të policisë që kapte prej fyti deputetë. Ky është një rast i paprecedentë. Kjo është cështja." është shprehur Noka.