'Nokaut' i Ramës për opozitën: S'na mundi Saliu jo më Luli dhe Mona fallxhorja, të gjitha batutat

2 Prill 2019, 14:14 | Përditesimi i fundit: 2019-04-02 16:43:55

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Librazhdi se nuk do të ketë asnjë ulje në tryezë me opozitën që mund të negociohen mbajtja e zgjedhjeve apo dhënia e ministrive, siç ndodhi pas marrëveshjes politike të prillit 2019, që rrodhi pasi opozita u "mbyll" në çadër para kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë.

Njëjtë ka nisur edhe protestat e tanishme kundër qeverisë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, por Rama risolli në vëmendje kërcënimin e Bashës kur ishte në çadër, kur thoshte se nuk do të hynte në zgjedhje me këtë qeveri, por që u futën në garë elektorale pasi morën disa ministra teknik, edhe më të rëndësishmin, atë të brendshmin. Kreu i qeverisë tha se Basha tashmë po kërkon të marrë edhe gjysmën tjetër të qeverisë, por kjo nuk do të ndodhë - tha ai.

Shefi i mazhorancës tha se socialistët e kanë provuar ndershmërinë e fitores edhe kur ka qenë në pushtet Sali Berisha si kryeministër. Madje radhiti fitoret e Vangjush Dakos ndër vite në Bashkinë e Durrësit, kur qeverinë e kishte Berisha. Kur kemi mundur Berishën - tha kryeministri - nuk do ja dalim dot me Lulin?! (duke ju referuar kryedemokratit Lulzim Basha).

Me PD-në që sipas tij sa vjen e po dobësohet, Rama tha se fitore do të ketë edhe në bashkitë që deri dje janë konsideruar bastion i të djathtës, Tropojnë dhe Kukësin.

"Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe kishin edhe shtetin. A ka demokrat të thotë se ishte më e lehtë të mundësh Saliun se sa Lulin me fallxhoren që ka në krah. Në Durrës Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër i mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, 2011, 2013, 2017. I kemi mundur Saliun që nuk bënte gjë për të na penguar për të nxjerrë votën nga kutitë dhe nuk mundim dot Lulin?!

Nuk i kemi mundur dot ende në Tropojë, por në 30 qershor do t'i mundim edhe në Kukës, sepse s'ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari i saj është bërë më i zoti. Zgjedhjet e 2017 i humbën duke pasur ministritë e mëdha dhe agjencitë e mëdha shtetërore. Ishin mësuar ta kthenin shtetit në një hordhi duke nxjerrë kriminelët me leje barre, i merrnin në krah dhe bridhnin në të gjitha zonat e Shqipërisë. Ne i kemi mundur atëherë dhe do t'i mundim prapë. Ata bënë diçka që nuk e ka bërë askush. E ka bërë vetme një parti në vitet '20 në Itali dhe ajo parti u shkri fare. Ashtu do shkrihen dhe ata. Ata djegin mandatet dhe futen mes turmës.

30 vjet kjo histori do marri fund. Do marri fund historia se kush bën të keqin dhe shkel rregullat sepse nuk vazhdohet më kështu. Sot dy vite më parë Lulin e kisha poshtë penxheres me çadër dhe më këndonte himnin çdo ditë. E çfarë bëri erdhi mori gjysmën e qeverisë dhe tha tani të marr dhe gjysmën tjetër. Nuk ka më gjysma sepse ju nuk na e keni dhënë mandatin që t'ja japim Lulit por që të krijojmë kushte të mira në vend. Nuk na e keni dhënë mandatin që të shkojmë të ulemi të shohim filxhan me Monën. Lul pashë aty një E që po shkon poshtë dhe një Lul që po ngrihet dhe një T këmbpërpjetë.

Ça është kjo opozitë. Po këta që i shkojnë nga mbrapa ça janë, përveç atyre të bashkive. Ata kanë marrë mandatet, mbyllin dyert e bashkive dhe nisen për turizëm. S'kanë asnjë ide, thjesht thonë shkojmë atje se kështu e ka thënë filxhani. Shkojnë hipin nëpër pemë. Mirë që nuk vijnë këtu, por këtu janë me kokrra. Janë trullos tani se janë mbyll dhe bastet se do i kishin sakatuar këto pemët këtu", tha Rama.

    No videos found.