Komisioneri i KE-së, Oliver Varhelyi ka mohuar vërtetësinë e "Non Paperit" slloven që flet për ndarje kufijsh në Ballkan. Nga Rinasi, Varhelyi tha se ai është i pavërtetë.
"Është si një stinë ku tashmë ne po shikojmë dokumente të tilla që quhen 'non paper'. Është interesante kur dëgjojmë lajme të tilla edhe pse jemi të bindur se asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Nëse do ishin të vërteta atëherë do të ishim të shqetësuar. Asnjë person serioz do ta vinte diçka të tillë në tryezë, në veçantë në këtë rajon ku jemi. Kështu që nuk mendoj se këto janë të vërteta dhe reale. Kështu që të kalojmë te stina tjetër, ajo që se si të hapim negociatat me vende të Ballkanit Perëndimor apo se si të arrihen marrëveshje, si të ecë përpara dialogu Kosovë-Serbi", tha Varhelyi.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha për të "prodhuar" sa më pak histori, e ndërsa e ardhmja për zgjidhjet e problemeve në Ballkan është Shengeni Ballkanik.
"Mandati ynë i tretë do të jetë ndër të tjera shumë i fokusuar në drejtim të uljes së prodhimit të historisë që këtu në Shqipëri prej 30 vitesh i prodhojmë me kapacitet të plotë duke i marrë energji njerëzve dhe duke i lënë shumë më pak energji se sa meritojnë punët dhe hallet e njerëzve dhe sa i përket Ballkanit, vizioni im dhe bindja është e shpallur, Shengeni rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë dhe diskutojmë në mënyrë civile mos dakordësitë tona. Këto nuk duhet të na pengojnë për të mos mbështetur së bashku mosbindjen civile, situatën sociale në rajon apo krijimin e një baze të re për të ardhmen, Shengeni është një vizon dh enjë projekt i përqafuar nga BE, i mbështetu nga KE që është një kontributor konkret, kështu që ka kaq shumë mundësi që na takon ne t'i shfrytëzojmë, është gjuhn të humbasim kohë duke prodhuar historia, nuk shoh asnjë mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike për problemet që duhen zgjidhur me shumë durim në rajon, por sa më shumë të që të përmirësojmë marrëdhënien ekonomike e fqinjësore aq më shumë krijojmë kushtet që edhe mosdakordësitë e mëdha të trajtohen në mënyrë cilivle dhe europiane, artin e sajimit të konflikeve jo produktive e kemi një art për të cilin nuk na konkurron askush ne duhet të Europianizohemi dhe nuk duhet të riballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës së ballkanizimit dhe europianizimit. Konfliktet duan kohën e tyre për t'u zgjidhur, jam dakord me komisionerin për përpjekje për çelësat magjik, çon në të shkuarën e Ballkanit", tha Rama.
