Norvegjezi i 'Slackline' rrezikon jetën në vargmalet e Kjerag, në Norvegji

6 Qershor 2019, 10:21

Norvegjezi Espen Hatleskog, rrezikoi seriozisht jetën teksa në vargmalet e Kjerag, në Norvegji, performonte mbi një kordë poliestre dhe nailoni, e gjatë 1 km, që binte thikë mbi lumë. Videoja e regjistruar nga një dron, dokumenton tensionin dhe spektaklin e momenteve dramatike.

Espen Espen Hatleskog është një pilot i trajnuar dhe i droguar me adrenalinë. Ai e kalon ditën në shpatet e thepisur të Norvegjise duke punuar si operator mjedisor dhe dronëpilot i pavarur.

Disiplina sportive me emrin slackline,  përveç vendit të origjinës SHBA, praktikohet dhe në vende të ndryshme evropiane, veçanërisht në Francë, Itali dhe Gjermania, por natyra e mrekullueshme e Norvegjise e sidomos  vargmalet e Kjerag, janë destinacione mjaftë popullore për eskursionistët dhe të apasionuarit me aventurat.