Norvegji, rrëshqitja e dheut me përmasa mbresëlënëse, shtëpitë përfundojnë direkt në det

4 Qershor 2020, 15:44

Një rrëshqitje mbresëlënëse e tokës 800 metra në Norvegjinë Veriore ka bërë që shumë shtëpi të përfundojnë brenda në det.

Për fat të mirë, nuk ka patur të plagosur apo viktima pasi shumë nga shtëpitë e pushimit, ishin të pabanuara këto ditë.

Raste te tjera të rrëshqitjes së tokës kanë ndodhur gjithashtu në këtë zonë edhe në të kaluarën dhe tani situata po monitorohet nga ekipet norvegjeze të emergjencës dhe energjisë.