Nostalgji për kohën e Enverit, qytetari rendit arsyet se përse Shqipëria e asaj kohe ishte më e mirë

11 Gusht 2020, 10:55 | Përditesimi i fundit: 2020-08-11 12:10:29

Duke u ndalur tek disa çështje që sipas tij dikur ishin të zgjidhshme dhe jo me probleme për shqiptarët një qytetar telefonues në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, u ndal tek nostalgjia që kishte për kohën e dikakturës. Pasuritë kombëtare në atë kohë shfrytëzoheshin dhe punoheshin nga shteti dhe njerëzit, ndërsa nuk njihej as droga dhe as krimi. Tashmë qeveritë tha zhyten në borxhe tek të huajt dhe pasojat i vuan populli. Komplikime të kota edhe me digjitalizimet tha ai, duke përmendur edhe teknologjinë që duhet të ndjekësh për të zgjidhur dhe aplikuar për çështjet që kanë të bëjnë me administratën shtetërore dhe kryesisht me zyrën e pronave.