Not në mes të dimrit, vlonjati sfidon temperaturat e ulëta dhe i futet detit me 'pash'

3 Janar 2020, 15:38

VLORË- Plazh në dimër, janë këto pamjet që na vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorës. Ku edhe pse jemi në 3 janar dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm sërish vlonjatët sfidojnë të ftohtin dhe notojnë në det.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili ka siguruar pamjet ku “notarët e dimrit” shihen teksa shijojnë detin. Nga pamjet shihet qartë se vlonjati ka notuar për një kohë të gjatë në ujin e detit të Vlorës ku temperaturat janë shumë të ulëta.Ndërkohë me një kërkim në Google sipas disa studiuesve në Universitetin e  Kembrixhit  thuhet se notimi në ujë të ftohtë mund të jetë një alternativë si qetësues i fortë i dhimbjeve.