'Not' në Rrogozhinë... futbollistët e Egnatias nuk pyesin për kushtet e fushës

19 Nëntor 2019, 21:43

RROGOZHINË- Një shi nëntori ka mjaftuar që të përmbytë fushën e stadiumit Hasan Zyla. Por ajo çfarë kanë bërë futbollistët është unike. Përderisa në fushë nuk mund të luhej lojtarët kanë vendosur të argëtohen me pellgjet dhe në mes të të ftohtit të nëntorit të zhyten në ujë. 

Eganatia militon në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, në grupin e veriut dhe mban vendin e pestë. Bashkia ka kohë deri më 30 nëntor duke shfrytëzuar dhe pushimin e eleminatoreve të Euro 2020, pasi pas 11 ditësh presin Kastriotin e Krujës e cila aspiron për në Superligë. Rrogozhina ndodhet vetëm 70 kilometër larg Tiranës dhe përveç fushës së mjerueshme të cilën ka nuk ka as fushë stërvitore.