Një çift emigrantësh shqiptarë janë kapur mat në pikën kufitare të Ventimiglias që lidh Italinë me Francës. Çifti me banim në Breshia udhëtonte me një makinë me targa gjermane dhe deklaruan në kufi se ishin nisur për pushime në Spanjë. Ata thanë se kishin me vete 1500 euro.Por pas kontrollit me qen të stërvituar, policia financiare italiane ka mundur të zbulojë rreth 290.450 mijë euro të fshehura në sediljet e pasme të makinës.
Paratë ishin mbyllur hermetikisht në pako plastike e bashkë me to u gjet dhe një kartë identiteti fallco.