“Nuk dalin as për në tualet”, korçari kërkon më shumë liri dalje

28 Prill 2020, 10:48

Dy orë është liria për të dalë të bësh pazaret në pjesën më të madhe të qyteteve gjatë kësaj periudhe pandemie. Një qytetar nga Korça që telefonoi sot në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv bëri ironi me këtë fashë orari. Ai i tha moderatorit Andi Kapxhiu edhe me batutë se këto dy orë nuk të mjaftojnë as për të shkuar në tualet.