Deputeti i LSI-së, Lefter Koka foli për gazentarët mbi marëdhëniet me drjetuesit e LSI-së dhe lidhur me kodin zgjedhor. Ai tha se vendimi për mandatin është persona dhe nuk është larguar nga partia, ndërkohë vetë LSI është shprehur se e ka përjashtuar Kokën nga partia pas vendimit për të mos djegur mandatin.
"Sot ajo që është e thënë nga të gjithë forcat politike. Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Ne propozohemi nga një forcë politike por përfaqësjmë veten. Ajo që është për të thënë është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer në qesharakë për shkak të këtij kodi. Nëse deputetët i binden kryetarëve të partisë, ky parlament kumb rëndësinë e tij. Cdo vendim i drejtë do ketë mbështetjen time", u shpreh Koka.
Ndërsa pyetjes nëse ka marëdhënie të mira me drejtuesit e LSI-së, ai u shpreh "Kam patur dhe kam marëdhënie shumë të mira".Ndërkohë që pas deklaratës së tij, vetë LSI ka shpërndarë një vendim të datës 22 shkurt ku thuhet se të gjithë kandidatët e e regjstruar në listën shumëemërore të Partisë së tyre që do të pranojnë mandatin do të përjashtohen nga partia. Nga ana tjetër burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se pjesë e këtij vendimi është edhe Lefter Koka i cili është deputet që prej nisjes së mandatit.