'Nuk dija t'i bija me telefon, numri nuk del' Pensionistët në Tiranë dalin për pazare e ilaçe: Jemi vetëm

31 Mars 2020, 16:59

Të moshuarit në Tiranë kanë dalë vet nga shtëpia për të bërë pazare e për të blerë ilaçet. Për mikrofonin e Report Tv ata thonë se janë të vetmuar dhe se kanë tentuar të telefonojnë numrin që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të tyre, por se nuk u është përgjigjur njeri.

"U mundova ta bëj dhe nuk e bëra dot, se nuk dija ta bëjë me telefon. Nuk më ka ardhur njeri në shtëpi. Nuk ka kush të ma bëjë pazarin, se jam vetëm".

Bashkia të vijë në shtëpi. Jemi pleqni, mua po më bi tavani i shtëpisë. Vetëm jam. Çupat i kam por jam vetëm në shtëpi. As shtëpinë s'ma ka parë bashkia, as ndihma nuk na ka dhënë bashkia. Çfarë të bëjmë mo shpirt i nënës, ku të mbytem"

"Ke shumë të drejtë nuk lejohet të dal, po shkova të marr ilaçet, i rashë numrave por nuk punonin. Nuk ka njeri kush të mi marrë ilaçet se kanë ikur të gjithë jashtë shtetit"

"Numri i bashkisë nuk del, me llafe po. Herë dal unë, herë del plaka", shprehen disa nga pensinistët që gazetari Merin maçi intervistoi pranë tregut në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Të interesuar pranë Bashkisë së Tiranës, mësohet se për numrin e gjelbër 0800 0888 është shtuar orari i shërbimit duke e kthyer në 24 orë për çdo ditë të javës. Bashkia e Tiranës i kërkon qytetarëve që nëse linja del e zënë në atë moment, ta provojnë serish pak me vonë, pasi kjo vjen nga fluksi i telefonatave.