Nuk do ta besoni! Ja si do e shohim shumë shpejt këngëtaren e muzikës Rock

8 Nëntor 2019, 16:15

Orgesa Zaimi është nga të paktat këngëtare të muzikës rock në vend dhe i ka qëndruar fanatike këtij zhaneri, megjithatë si një këngëtare e muzikës live ka eksperimentuar në lloje të ndryshme muzike. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Orgesa tregon se shumë do të sjellë një bashkëpunim me Mariza Ikonomin, por do të jetë një këngë popullore.

E kemi diskutuar në shtator, sepse Mariza ka shumë ide tani në kokë, kemi mënduar të bëjmë një bashkëpunim dhe të sjellim një këngë. Unë i qëndroj më shumë idesë së çmendur të sjell një këngë me nota popullore. Edhe pse jam mbrojtësja e rock-ut në Shqipëri dhe më pëlqen kjo gjë, por një artist nëse nuk eksperimenton, nuk mund të quhet një artist i plotësuar. Me muzikën popullore më kanë afruar shumë eventet e fundit, muzika live na bën që njerëzit na kërkojnë shumë këngë të ndryshme. Kemi shkuar në vende ku na kërkohet muzikë popullore, e bëj për kënaqësi sepse njerëzit e duan,” thotë në “Rreze Dielli” këngëtarja Orgesa Zaimi.