Mungesa e turistëve ul qiratë e banesave të luksit! Më 'të goditurat' ish-blloku dhe ‘Myslym Shyri’

11 Gusht 2020, 16:06 | Përditesimi i fundit: 2020-08-11 17:16:34

TIRANW- Mbyllja e shumë bizneseve dhe bllokimi i kufijve ka sjellë ulje të çmimit të qirave për apartamentet e luksit dhe të dyqaneve. Një apartament me një sipërfaqe të madhe, tashmë mund të jepet me qira deri në 30% më lirë sesa përpara pandemisë, si pasojë e mungesës së turistëve të huaj. Sipas agjencive imobilare për apartamentet e konsideruara luks çmimet e qirave janë mbi 800 euro në varësi të zonave. Ulja më e madhe e çmimeve në ish-bllok dhe rrugën ‘Myslym Shyri’.

“Lëvizja e çmimeve ndjehet më shumë tek apartamentet e luksit apo edhe tek objektet e mëdha që kanë edhe një vlerë të madhe në shitje apo edhe në qira. Tek apartamentet e luksit rënia është e logjikshme pasi nuk kemi më të huaj, pasi ato ishin kategoria që i marrin këto objekte. Njerëzit janë të detyruar të ulin shpenzimet dhe kjo është arsyeja që kanë pasur ulje dhe nuk kanë pasur kërkesë. Në përqindje mund të varjojë nga 20 deri në 30% rënie në çmim të qirasë. Porsa i përket shitjeve, çmimet nuk kanë pësuar rënie”, thotë Demirxhiu.