'Nuk e kuptoj çfarë kanë me Vllazninë', Jonuz ankohet për arbitrat: Iki nëse problemi jam unë

5 Nëntor 2019, 13:35

Ndeshja e fundit e javës së 11 të Superligës është mbyllur me fitoren e kontestuar të Bylsit në fushën e Vllaznisë. Ballshiotët arritën të merrnin tre pikët falë falë një goli të Jankut në minutën e 16, por te shkodranët pati shumë ankesa për këtë episod pasi fillimisht anësori e anulloi për pozicion të parregullt, ndërsa më pas kryesori vendosi për të kundërtën.

Pas ndeshjes shumë i irrituar ka qenë trajneri i Vllaznisë Mirsad Joniz, i cili ka deklaruar:

Pas vendimit që ishte gol jashtë loje apo jo erdhi dhe nervozizmi. Arbitri nuk na mbështeste. Edhe me Tiranën, Partizanin, e njëjta histori. Çfarë problemi kanë me Vllazninë?”

Trajneri nga Maqedonia Veriut nuk u ndal këtu, por bëri me faj të gjithë ambientin e Shkodrës që ushtron presion ndaj ekipit.

Jonuz: “Unë erdha këtu para 3 muajsh dhe të gjithë ish-trajnerët filluan të më sulmojnë. Të gjithë lojtarët e akademisë flisnin për mua. Ky është presion ndaj meje. Nëse iki unë nuk ka problem, pork am ardhur për të punuar dhe po marr presion. A tek unë është problem?”

Vllaznia gjatë këtij sezoni ka patur mjaft ulje ngritje, ndërkohë që veten duhet ta marrë shpejt pasi të premten e pret derbi i Shqipërisë me Tiranën, një sfidë që luhet në Selman Stërmasi. Kujtojmë se ndeshja e fazës së parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 0-2 në favor të Tiranës dhe shkodranët e kontestuan shumë për shkak të vendimeve të arbitrit.