"Nuk e mendova dy herë, e ndjeva si obligim", çfarë thanë 60 infermierët para se të niseshin në Itali

20 Prill 2020, 17:40

60 infermierët që u dërguan ën Itali, për të ndihmuar në kushtet kur po përballet me sulmin e egër të COVID-19, por dhe për ta pasur një trajnim më shumë, u shprehen para kamerës se ato kanë pranuar menjëherë të shkojnë në shtetin fqinj sapo u është telefonuar për këtë gjë.

Infermierët u shprehën se vetë profesioni i tyre është humanitar, por dhe lidhja që ata kanë me Italinë bënë që të mos mendoheshin dy herë për të pranuar.

"Zgjodha të shkoj infermierë vullnetare pasi Italia ndodhet në gjendje të vështirë dhe doja të jap ndihmën time", tha një infermier

"Shumë të afërt e mi jetojnë në Itali dhe ato mund të kenë nevojë për ndihmë", u shpreh një infermier

"Sapo më telefonuan pranova direkt, isha i gatshëm", tha një infermier tjetër

"Formimin profesional që unë e kam marrë në Itali, dua ta kthejë." tha një infermier

"E ndjej si obligim për shkollën që kam bërë dhe profesioni që kam zgjedhur", u shpreh një infermie