'Nuk është betejë për karrige...', Basha tregon pse nuk dëgjoi këshillat për të hyrë në zgjedhje

12 Maj 2019, 18:07

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka pranuar të dëgjojë këshillën e disa miqëve për të hyrë në zgjedhje pasi nëse do të pranonte që Edi Rama të vijonte të ishte kryeministër kriza do të vijonte.

"Kjo nuk është luftë për pushtet dhe për karrige. Është luftë për transformim që të ndryshojmë këtë sistem të qelbur. Nëse do të ishte luftë për pushtet e karrige, do të kalonim nga një krizë tek tjetra.   
Prandaj nuk kam dëgjuar këshillat e disa miqve që të hyjmë në zgjedhje, megjithëse sondazhet na favorizojnë. E vetmja rrugë për ta ndaluar këtë për çdo ymër lalë t’i shtrijmë dorën një ymer lale, për çdo shullaz, nja antishullaz, për cdo avdylaj një anti-avdylaj. Por këto nuk do të ishin zgjedhje, do të ishin luftë mes bandave." ka deklaruar Basha.

    No videos found.