Nuk është koronavirusi, qytetari zbulon LIVE sëmundjen e pashërueshme tek shqiptarët

23 Prill 2020, 11:04

Sëmundja e pashërueshme tek shqiptarët është mosmirënjohja dhe nuk është aspak koronavirusi. Kështu komentoi një qytetar në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” duke komunikuar me gazetarin Andi Kapxhiu. Ai tha :” Situata është menaxhuar mirë dhe çdo gjë matet me suksesin por ne shqiptarët kemi një sëmundje të pashërueshme që nuk ka të bëjë me koronavirusin por është mosmirënjohja.Mosmirënjohja është një sëmundje e pashërueshme tek ne shqiptarët dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë” e mbylli i moshuari bisedën në studio.