Nuk është në zonën e gjelbër, në Elbasan grumbuj njerëzish në rrugë dhe në tregje

27 Prill 2020, 12:11

Elbasani sot ngjan si në një ditë e zakonshme pavarësisht se nuk është në zonat e gjelbra ku lëvizja e qytetarëve është e lirë. Gjithsesi rrugët dhe kryesisht tregjet janë shumë të populluara nga qytetarët, që në shumicën e rasteve nuk kanë asnjë masë mbrojtëse.

E njëjta situatë paraqitet edhe në furrat e bukëve ku janë krijuar grumbuj me njerëz, që nuk respektojnë as masat e sigurisë. Në një kohë tjetër Elbasani do të karakterizoj si një qytet në ditë normale pavarësisht se ky rreth është i prekur nga koronavirusi.Nga videot dallohet që edhe në Elbasan sot ka filluar lëvizja e taksive, ndërsa edhe shumë biznese janë të hapura.