Nuk i bindet patrullës në Elbasan, i riu ndiqet nga policia dhe pas disa km bën aksident

24 Shkurt 2021, 13:57 | Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 13:57

Një i ri nga Elbasani, banues nga lagjen 'Skënderbej', në Elbasan, nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar.

Gjatë ndjekjes nga policia, pas disa kilometrash i riu është përplasur me një mjet tjetër. Pas aksidentit i riu ka braktisur mjetin ndërsa forca të shumta policie e kanë ndjekur nga pas dhe më pas kanë bërë të mundur ndalimin e tij.Nga kontrolli në mjet policia nuk ka gjetur ndonjë send të paligjshëm. I riu po merret në pyetje nga policia për të zbardhur më tej arsyet e largimit.

b.ha./Shqiptarja.com