'Nuk i lë motrat e mia aty', ulërimat rrëqethëse pas aksidentit ku vdiqën prindërit dhe vajza e tyre

16 Qershor 2019, 16:16

Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën tre personave të një familje ndërkohë që një tjetër vijon të jetë në gjendje të rëndë. Të vdekur mbetën dy prindërit dhe dy nga vajzat e tyre ndërsa e plagosur mbeti vajza tjetër e familjes.

Ata ktheheshin nga festa e ditëlindjes së njëra prej vajzave. Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e tjerë të tyre. Report tv siguron videon pas ngjarjes së rëndë, kur vajza tjetër e familjes shkon pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

"Jo, nuk iki, nuk i lë motrat e mia aty”, dëgjohet të thotë ajo.