Nuk i reziston dot detit, një vlonjatja sfidon 'koronan' dhe futet për t'u larë

9 Prill 2020, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 12:02:33

Një grua në Vlorë e ka nisur sot plazhin. Ajo nuk i ka rezistuar dot kohës së përshtatshme dhe është futur të lahet në det pavarësisht se për të dalë nga shtëpia duhet leje. Një ditë më parë lungomarja në Vlorë ishte e mbushur me njerëz të cilët shëtisnin, ndërsa sot të paktën një person ka shkuar më tej, duke u futur në det. Në kushte të zakonshme kjo është diçka normale në Vlorë, pasi qytetarët e këtij qyteti e nisin plazhin më herët se të tjerët.

Sakaq sot në Vlorë janë shtuar disa masa sigurie në tregje. Bashkia ka vënë shirita që ndan qyteratët me tregtarët gjatë momentit të blerjes, me qëllim respektimin e distancës. Jo vetëm në tregje por një shembull i tillë është ndjekur edhe në institucione ku qytetarët e kanë të domosdoshme të shkojnë.