Nuk iu bind policisë, arrestohet 35-vjeçari me 15 emigrantë të paligjshëm në furgon

16 Gusht 2020, 09:50

Një 35-vjeçar nga Tirana me inicialet A. SH është arrestuar nga policia e qarkut të Korçës pasi është kapur duke transportuar 15 emigrantë të paligjshëm.

Konkretisht shtetasi në fjalë u kap nga policia në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Për më tepër 35-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".