“Nuk janë partiçka, por çeta hajdutësh me kryetarë që duan të mbrojnë pronat e tyre!”

28 Shkurt 2021, 10:48

Një qytetar telefonues në emisioni e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” ka folur për numrin e partive pjesëmarrëse në zgjedhje. Nuk gjen në asnjë vend të botës tha ai, 40 parti që shkojnë në zgjedhje, duke nënvizuar se e njeh mirë systemin e huaj pasi ka qenë emigrant. Ai u shpreh se nuk bëhet fjalë për parti që duan të bëjnë mirë për këtë vend, por për forca politike që janë kthyer në “çeta hajdutësh” dhe që me pjesëmarrjen e tyre në politkkë duan të mbrojnë veten dhe pasuritë e tyre.