Nuk jemi të fundit në Ballkan, Shqipëria e ka ndarë ndihmën me skenar

22 Prill 2020, 19:43

Për ish-Ministren e Financave, Milva Ekonomi vështirë të ketë një turizëm që do lulëzojë, duhen ofruar paketa brenda turizmit vendas atij në rrugë tokësore ose edhe detare. Në një një lidhje skype për Report TV në emisioni ''Repolitix'' deputetja e PS-së Ekonomi u shpreh se në këtë periudhe ka patur biznese që kanë patur fitime sikundër janë shërbimet dilivery. Ndërsa përsa i takon ndikimit që mund të ketë kjo pandemi në ekonomi për deputeten Ekonomin papunësia është një fenomen që do të shoqërojë këtë pandemi për shkak të mbylljes së disa segmenteve në vend, por ndryshe do të mdodhë me emigracionin. Në rajonin tonë Mali i Zi ka adresuar 12 përqind të prodhimit bruto si dhe paketë ndihme ndaj biznesit dhe individëve , Serbia 11 përqind, Shqipëria vetëm 2.6 përqind, a do të jetë ë mjaftueshme? ''Shqipëria e ka ndarë ndihmën me skenar. Filozofia është për përkarëh njerëzit në nevojë, njerëzit që dalin nga skema e punës mbështeten nga shteti. Sipas industrive apo shërbimeve që mbyllën. Përmes aplikimit për pagën e luftës'', tha deputetja Ekonomi