Nuk jeton askush, ja kush është qyteti ‘Kështjellë’ me 732 vila përrallore në Turqi

Një qytet ‘Kështjellë’ duket se ka lindur në Turqinë Veriperëndimore. Me një kompleks prej 732 ndërtesash Burj Al Babas,  nuk e ka arritur qëllimin për të pasur sukses, duke u kthyer në një qytet fantazmë me vila përrallash në rajonin verior të Turqisë.

I ndërtuar nga grupi investitor Sarot, ky kompleks vilash ka  kushtuar  205 milionë dollarë dhe fillimisht investitorët ndiheshin të sigurt për të investuar në këtë projekt.

Në rastin e Turqisë, kompleksi turistik Burj Al Babas ka mbetur një emblemë, një zhvillim ku investitorët mund të marrin një vilë në një parcelë prej 3.500 metra katrorë me  500 mijë euro.

Edhe pse ngjajnë me kështjellat e inspiruara nga Dysneland , për shkak të recensionit ekonomik të 732 vilat  në formë kështjelle në rajonin Bolu kanë mbetur të pashitura, e të pabanuara duke u shndërruar në emblema vizuale. Sipas mediave kriza ekonomike turke ka bërë që blerësit të qëndrojnë larg tyre.

Ashtu si në Turqi bllokimi i shitjeve të pronave po shihet kohët e fundit edhe në Nju Jork, Las Vegas, Tokio e Spanjë, ku pronat e braktisura sa vijnë e shtohen por askund nuk është krijuar atmosfera e veçantë që ndihet te Burj Al Babas.