Nuk justifikoi apartamentin në Tiranë dhe pastërtinë e figurës, shkarkohet nga detyra prokurori Adnan Kosova

13 Mars 2020, 17:42

Prokurori Adnan Kosova nuk ka mundur dot të kalojë fazën e dytë të vettingut, duke u larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi ditën e  sotme të shkarkojë nga detyra prokurorin Adnand Kosova.