Nuk ka marrëveshje, PD-LSI: Dakord për listat, por koalicionet të mos preken

28 Korrik 2020, 15:52 | Përditesimi: 28 Korrik 2020, 15:52

PD nuk heq dorë nga kushti që koalicionet nuk duhet të ndryshohen. Opozita jashtë parlamentit edhe në mbledhjen e sotme të këshillit tha se është dakord për hapjen 100% të listave, por jo për të ndryshuar formulën e koalicioneve.

"Të hapen 100% listat e kandidatëve duke ruajtur koalicionet pa prekur sikur janë sot dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, por u ndeshëm me refuzimin e PD-së. PS-ja nuk ka ndryshuar asnjë centimetër. Janë veprime që do të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit. Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme, të hartohet një amendimet për hapjen e listave, pa prekur asgjë tjetër. Për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur ndryshimet kushtetuese dhe në kodin zgjedhor të jenë bashkë, kur ti cohen parlamentit. Kemi një model për 17 vjet dhe koalicionet nuk kanë asnjë problem, është vetëm një lojë e Ramës për t'u hequr mundësinë shqiptarëve që të përcaktojnë me votën e tyre kush është fuqia elektorale. Edi Rama ka frikë nga opozita e bashkuar. jemi gati për të vijuar diskutimet për të bërë amendimet për hapjen 100% të listave pa prekur asgjë tjetër" tha Oerd Bylykbashi. 

r.k./Shqiptarja.com