Nuk ka treg, domatet po kalben në serat e Fierit! Fermerët: Shiten 20 lek/kg! S'kemi përfituar nga subvencionet

9 Dhjetor 2020, 07:37

Mbi 100 fermerë në Petovë të Fierit kanë investuar në sera për kultivimin e perimeve. Ata ankohen se nuk po gjejnë treg, ndërsa janë detyruar të hedhin me qindra kilogram domate. Sakaq ankesa kanë edhe fermerët e luleshtrydheve të cilët nuk përfitojnë nga skema e subvencioneve në bujqësi.