'Nuk kam frikë të them se jemi për titull', Egbo para ndeshjes me Laçin. Të dielën tre ndeshje të Superligës

7 Mars 2020, 15:12

Laçi do të jetë pengesa e rradhës për Tiranën që udhëheq Superligën. Të dielën në Air Albania bardheblutë që në 11 ndeshjet e fundit kanë 1 barazim dhe 10 fitore do të tentojnë një tjetër trepikësh, në mënyrë që të vijojnë drejt titullin në 100-vjetorin e krijimit. Por përballë do të kenë një skuadër që ka tre fitore në tre ndeshjet e fundit. Deri më tani trajneri bardhebluve nuk e ka deklaruar se Tirana është për kampion, ndërsa pyetur para ndeshjes me Laçin se çfarë i druhet për këtë çështje është përgjigjur:

Egbo“Nuk është frikë dhe nuk e di që kush e ka thënë që Tirana ka frikë të thotë që është për titull kampion. Thjesht duhet të jemi me këmbë në tokë. Ju nuk mund të vendosni fjalë në gojën tonë apo timen. Është gabim të thuhet që kemi frikë të themi që jemi për kampion. Në asnjë mënyrë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. T’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të bëjmë llogaritë tona.”