'Nuk kam hezituar në asnjë moment për të ardhur këtu', Infermieri Domi mesazh skeptikëve të COVID-19: Ndërgjegjësohuni! Vetëm distancimi social mund të bëjë diferencën

30 Mars 2020, 18:56

Almarin Domi, një prej 20 infermierëve të cilët janë dërguar nga Shqipëria drejt Italisë në shenjë soldarizimi, si dhe për të ndihmuar në ‘luftën’ kundër virusit vdekjeprurës ka treguar për Report Tv rreth pritjes që iu është bërë pas mbërritjes së tyre. Domi shprehet se pritja ka qenë shumë e mirë dhe kanë patur një përkrahje të madhe. Ai thekson se nuk ka pasur asnjë lloj hezitimi rreth faktit se nëse duhej të jepte kontributin e tij apo jo në Itali.