'Nuk kam pasur kontakte me persona të infektuar'! E reja me koronavirus në Shqipëri apel ndërgjegjësimi për qytetarët: Prekemi të gjithë

21 Mars 2020, 19:31

Vajza e re e cilësuar si e infektuara e 69 me covid 19 në Shqipëri ka shpërndarë një video sensiblizuese duke lajmëruar qytetarët se pse duhet të rrinë në shtëpi. Vajza e re sqaron se ajo nuk ka pasur asnjë kontakte me të prekurit nga koronavirusi apo persona të ardhur nga Italia apo vendet e tjera të prekura duke sqaruar se ku virus i rrezikshëm prek edhe të rinjtë dhe energjikë e të fortë duke bërë ata vurnerabël dhe të dobët, por edhe se ai gjendjet kudo dhe jo vetëm te disa persona me histori udhëtimi në Itali.

Mesazh është për të gjithë të rinjtë dhe qytetarët dhe mjaft realisht për situatë që ajo po përjeton dhe familja e saj. Video është shpërndarë nga kryeministri Rama, i cili jo vetëm i uron shërim të shpejtë, por e vlerëson për kurajën dhe të vërtet që ndau me të gjithë për të ndërgjegjësuar qytetarët që duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë kujdes.