Nuk kanë fund largimet nga LSI, vijon 'hemorragjia' në Qarkun e Beratit! Rreth 100 të rinj i bashkohen sot Partisë Socialiste: Nuk na lidh më asgjë me atë parti interesash familjare

30 Janar 2021, 12:04 | Përditesimi: 30 Janar 2021, 12:04

Prej javësh tashmë po deklarojnë largimin nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe qindra anëtarë dhe simpatizantë të saj. Së fundmi edhe 100 të rinj dhe të reja janë larguar nga LSI dhe do të marrin sot teserën e PS-së.

Një prej tyre, Altin Kazazi, ka folur në emër të të rinjve dhe është shprehur se Me LSI nuk i  lidh më asgjë pasi përfaqëson një rreth të ngushtë interesash familjarë.

r.k./Shqiptarja.com