'Nuk kemi mungesë mjekësh', Rama: Para 7 vitesh nuk kishim sistem shëndetësor, larg qoftë të binte Covid atëherë do ishim lajm botëror

6 Tetor 2020, 14:32

Kryeministri Edi Rama teksa është pyetur lidhur me largimin e bluzave të bardha nga vendi, ka theksuar se nuk ka mungesë mjekësh në sistemin tonë shëndetësor.

Ndërkaq shtoi se para 7 vitesh vendi ynë nuk kishte sistem shëndetësor ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar.

"Pjesa më e madhe e mjkëve nuk ka ikur nga Shqipëria, doni ju apo sdoni ju. Shifrat janë aty. Ne nuk keëmi mungesë mjekësh në sistemin shëndetësor, doni ju s'doni ju. Mos ngatërroni standardet e shërbimit në një tablo globale me mungesën apo mosmungesën globale, se ti na çove deri në Pakistan.

Pse e ke këtë zakon  që i ndërhyn tjetrit sepse s'e kuptoj.