Nuk llogariti Pogradecin, Daja për merkaton e bllokuar: Partizani do mendojë të bëjë diçka të bukur këtë sezon

17 Shtator 2020, 16:05

Partizani të mërkurën zhvilloi një tjetër test miqësor ku pavarësisht se pati lojtarë të rinj në formacion fitoi 0-3 kundër Pogradecit, duke dhënë një sinjal pozitiv për sezonin e ri të Superligës. Golat e takimit u shënuan nga Cara ‘dopietë’ dhe Llanaj. Për trajnerin Ilir Daja mungesa e merkatos do ta penalizojë Partizanin, por kur pytet nëse fitimi i titullit do të jetë objektiv për ‘demat’ ai shprehet:

 “Ne jemi një ekip që për shkak të merkatos së bllokuar nuk kemi marë lojtarë në merkato. Katër ekipet që luajnë në Europë dhe janë përforcuar thonë se na duhen sërish lojtarë për të patur grupin e plotë. Jo më ne që trashëgojmë grupin e vjetshëm, por nëse këto lojtarë japin maksiomumin ndoshta do bëjmë diçka të bukur në kampionat.”