'Nuk mbaj përgjegjësi për Zogun...' pas bisedave për shit-blerje vote Dajana parlajmëron: Më është shkelur privatësia

29 Dhjetor 2019, 18:32 | Përditesimi i fundit: 2019-12-29 18:45:30

Moderatorja, Dajana Shabani ka reaguar pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com ku u zbardhën ekskluzivisht përgjimet e Prokurorisë së Tiranës, ku ajo bisedonte me 'Zogun e Tiranës' dhe i kërkonte të shkonte të votonte në këmbim të 2 mijë lekëve të rinj.

Në video-mesazhin e saj Dajana Shabani thotë se gjithçka është bërë për batutë mes kolegësh e bërë live në emisionin që ajo drejton.“Përshëndetje të dashur miq, ju marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim. Ka një tendencë dashakeqe nga portalet që kur është arrestuar kolegu im, për të më lakuar me se s’bën emrin. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën personale dhe private të një kolegu. Më pas po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat, faleminderit që më ndoqët dhe siç do thoshte një Miss “Paqe në Botë”, shprehet moderatorja.