"Nuk mund të ketë ultimatume", Kodheli flet për dialogun me opozitën

1 Prill 2019, 21:58

A ka komunikim mes Ramës dhe Bashës qoftë edhe me ndërmjetësues? Kësaj pyetje Mimi Kodheli i është përgjigjur duke thënë se qeveria e ka detyrim që të shtrijë dorën opozitës për dialog ashtu siç e ka detyrim edhe opozita. 

"Un do ja vija emri dialog. Eshtë në detyrimin e kryeministrit që ta bëjë këtë gjë, ashtu siç e ka detyrim opozita. Jemi në kohë dhe është absolutisht e mundur. Janë të lutur që të ulen në tryezë dhe të gjendet një zgjidhje për hirë të popullit. Ultimatum në Shqipëri nuk ka. Dilogu sjell në tryez të pamundurën. Nuk mund të jetë ultimatum por vetëm dialog." është shprehur opozita.