'Nuk na e mbyll dot gojën, të flasë Rudina para Kasos'/ Gjuzi debat me Gjiknurin

25 Shtator 2019, 10:02

Pas fjalës së ambasadorit të OSBE-së tryeza filloi me një debat mes Damian Gjiknurit dhe Kujtim Gjuzit, i cili kërkoi që të mos flasë Ivi Kaso, përfaqësues i PD-së, para Rudina Hajdarit, që është bashkë-kryetare e komisionit të reformës.

Debati mes Damian Gjiknurit dhe Kujtim Gjuzit
Kujtim Gjuzi: Zoti Gjiknuri të lutem, duhet të flasë Rudina Hajdari para Ivit Kasos
Damian Gjiknuri: Axhenda është dakordësuar, nuk mund të bëni avokatin e saj, zoti Gjuzi
Kujtim Gjuzi: Ivi Kaso nuk mund të flasë para Rudina Hajdarit, nuk na e mbyll dot gojën
Damian Gjiknuri: Rri si njeri aty....mos bën avokatin e saj. Unë e kuptoj se nuk janë normale këto, por e kuptoj emocionet....